Shqiperi – Vazhdojne reshjet e debores, probleme ne akse rrugore

Reshjet e dëborës që kanë nisur nga mesdita e së premtes në territorin e qarkut të Kukësit kane vazhduar me të njëjtin intesitet dhe në orët e vona të mbrëmjes, duke shkaktuar probleme në mjaft akse rrugore. Është plotësisht i bllokuar aksi rrugor Kukës-Krumë dhe Kukës-Peshkopi. Me mjaft vështirësi është i kalueshëm aksi kryesor rrugor Morin-Kukës-Qafë Shllak ku po punojnë aktualisht 3 borëpastruese.
Advertisement