Instituti i Statistikave ka konstatuar se në korrik, inflacioni arriti në 2.7 për qind, duke pësuar një rënie prej 0.2 për qind kundrejt muajit të mëparshëm. Ndërsa një vit më parë, inflacioni në këtë periudhë ishte 3.6 për qind. Sipas INSTAT-it, Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 0.4 për qind. Ulje kanë pësuar edhe çmimet e veshjeve dhe këpucëve, indeksi i grupit “Argëtim dhe kulturë” etj. Ndërkohë që grupi transport shënoi një rritje prej 0.6 për qind, si pasojë e shtrenjtimit të naftës dhe benzinës. Për muajin korrik, inflacioni ka qenë brenda objektivit të parashikuar nga Banka e Shqipërisë.  

Advertisement