Në rrugëtimin e saj përfaqësuesja e demokratëve konstaton rritje të mirëqenies dhe të ardhurave dhe kjo sipas Topallit, falë politikave të ndërmarra nga qeveria në këto 4 vjet. Topalli i ka kushtuar një vëmëndje të vecantë edhe takimeve me përfaqësues të biznesit të vogël. Sipas saj ulja e taksave, licencimi brenda 24 orëve kanë bërë që bizneset të shtohen vitet e fundit. Topalli ka garantuar biznesmenët se politika e uljes së taksave do të vijojë dhe se taksat për biznesin e vogël nuk do të jenë më shumë se taksat e përgjithshme 10%.