“Në ndryshim nga më parë, Task Force është shtrirë me kontrolle në të gjithë vendin, me qëllim zbatimin e ligjit. Task Foce janë krijuar në të gjitha qarqet e vendit, ndërkohë që në Tiranë janë angazhuar 52 inspektorë sanitarë në kuadër të saj. Deri në orën 13.00 të ditës së sotme, sipas tij, janë kontrolluar rreth 30 subjekte, 29 nga të cilat janë gjetur duke zbatuar ligjin dhe vetëm në një rast është vendosur gjobë. Nga ana tjetër, po kërkohet bashkëpunimi dhe i biznesve private për zbatimin e ligjit, për ambjente pa duhan. Ligji antiduhan, që ka hyrë në fuqi prej vitit 2007, është konsideruar i mirë, por zbatimi i tij ka lënë shumë për të dëshiruar ndër vite. Nga ana tjetër, veprimi për rreth 4 muaj i Task Forcës tregoi që ky ligj është plotësisht i zbatueshëm, c’ka coi dhe në riaktivizimin e saj, por me një shtrirje në të gjithë vendin.