Parashikohet që vendimi për këto dy vende të jetë pozitiv, duke u shoqëruar edhe me detyrimin përkatës të përmbushjeve të kushteve që ende nuk mund të jenë plotësuar prej tyre. Ndërkaq, bëhet me dijeni se brenda javës Bashkimi Evropian do të përgatisë opinionin lidhur me heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, i cili do të shpallet zyrtarisht javën e ardhshme gjatë takimit të nivelit të lartë ministerial mes Bashkimit Evropian dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sarajevë.

Advertisement