Ajo përkon me 97 vjet më parë, kur në Vlorë u shpall pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Urime të shumta i kanë mbërritur shtetit shqiptar nga autoritete të larta ndërkombëtare më rastin e festës kombëtare e të tilla pritet të mbërrijnë edhe ditën e sotme. Manifestime dhe aktivitete të shumta janë parashikuar të zhvillohen sot në kryeqytet, por edhe në rrethe të ndryshme të vendit, në përkujtim të festës kombëtare të shqiptarëve. Për këtë ditë prej vitesh është debatuar nëse duhej të njihej edhe si festa e Çlirimit të vendit, e cila për dekada me radhë është shenjuar në 29 Nëntor. Megjithatë një pjesë e popullsisë, por edhe e politikës, ende nuk arrin që t’i ndajë dot këto dy data duke vazhduar t’i përkujtojë ato si dukur.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


