Ndërkohë bëhet me dijeni se provimi i lëndës së Matematikës do të zhvillohet më datë 19 Qershor. Provimet e Lirimit jepen vetëm me shkrim dhe në një ditë të caktuar për të gjithë shkollat e vendit dhe çdo test vlerësohet nga dy vlerësues. Ndërkaq, rregullorja përcakton se 3-5 ditë pas mbarimit të çdo provimi, dorëzohen në AVA, zyrtarisht, në fletë dhe kopje elektronike, lista e plotë e emrave të komisionerëve, administratorëve të provimit dhe të sekretimit, për çdo mjedis, të ndarë sipas mjediseve dhe sallave, ku ata kanë qenë administratorë, ku shënohet dhe numri i nxënësve që kanë pasur në administrim. Testet nuk vlerësohen më nga mësuesit e shkollës, por mblidhen nëpër drejtoritë arsimore, pra me vlerësues të jashtëm, që emëron Qendra e Vlerësimit të Testeve (QVT) e DAR/ZA, sipas skemave të vlerësimit të dërguara nga AVA.

Advertisement