Bëhet me dije se dozat e mbërritura gjatë fundjavës së kaluar nga Hungaria, do të shpërndahen nga Instituti i Shëndetit Publik nëpër drejtoritë rajonale dhe më tej në qendrat shëndetësore. Aty ajo do të ofrohet falas për grupet e përcaktuara si më të rrezikuarat nga kjo sëmundje si fëmijët nga 1-5 vjeç, personeli shëndetësor, gratë shtatzëna si dhe personat që vuajnë nga sëmundje të rënda kronike. Vaksina nuk është e detyrueshme, por për ato raste që janë më të kërcënuarat, autoritetet shëndetësore bëjnë apel që të shkojnë për t’u vaksinuar sa më parë. Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije publikisht se për këtë lloj vaksine nuk ka raporte për efekte anësore të rënda. Deri tani në vendin tonë numërohen 6 viktima që kanë humbur jetën nga gripi i derrit”


