Shqipëri – Sot miratohet projekt rezoluta nga PE

E përbërë nga 26 pika dhe e konceptuar nga reporteri për Shqipërinë, eurodeputeti Nikolas Chountis, kjo projekt-rezolutë përmban kriteret e nevojshme për të patur një klimë të favorshme politike në vendin tonë, konkretisht, dialogu parlamentar për funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore. Nga ana tjetër, Komisioni Evropian shkruan se mirëpret përmirësimet në kuadrin ligjor dhe në procesin e administrimit të zgjedhjeve, por vë në dukje se, sipas vlerësimit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet e qershorit 2009 përmbushën shumicën e standardeve ndërkombëtare. Ndërkaq, gjatë debateve të djeshme, eurodeputetët kanë paraqitur faktin se Shqipëria është në rrugën e duhur të reformave për heqjen e vizave si edhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, porse duhet që të zgjidhë sa më parë krizën politike në vend.

Advertisement