Shqipëri – Sot mbërrin përgjigja për rastet me H1N1

Analizat për personat e dyshuar janë dërguar ditën e premte në laboratorin e referencës për Europën Juglindore në Rumani nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, ndërsa të sëmurët i janë nënshtruar mjekimit të duhur duke qenë se janë të dyshuar si mbartës të sëmundjes që ndryshe njihet si gripi i derrit. Në vendin tonë janë konfirmuar 8 raste të kësaj sëmundje, ndërsa mendohet që pjesa më e frikshme e përhapjes së gripit të jetë pikërisht Gushti dhe Shtatori kur fluksi i emigrantëve të arrijë kulmin. Specialistët e infeksionit këshillojnë që në të tilla kushte mënyra më e mirë për parandalimin është aplikimi i vaksinës ndaj influencës sezonale, vecanërisht për moshat e riskut, që janë fëmijët e vegjël, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit mbi 65 vjec.

Advertisement