Shqipëri | Sot festohet Dita e Verës

alt

Muzika dhe festa do të zgjasin deri në agimin e datës 14, pasi tradita kërkon që dita e verës ti gjejë njerëzit jashtë duke e pritur. Ndërkohë edhe Tirana për të shtatin vit radhazi do t`i bashkangjitet festimeve, përmes aktiviteteve të shumta që Bashkia e Tiranës ka planifikuar për 14 Mars. Festimet do të nisin sot, rreth orës 10.00 me aktivitete për të gjitha moshat, ku këngët dhe vallet do të çelin siparin e festimeve. Më pas, akrobatë dhe klounë nga Cirku i Tiranës do të argëtojne fëmijët e pranishëm përgjatë gjithë bulevardit kryesor. Ndërkohë në lulishten e “Vëllezërve Frashëri” do të jenë të pranishme harqet, muzika klasike dhe stendat e librave, ndërsa këngëtarë e grupe të njohura të muzikës moderne do të performojnë në skenën e urës së madhe.

Advertisement