Fituesit e të drejtës për studimet e larta, duhet të regjistrohen maksimumi deri në orën 18.00, pasi pas saj nuk do të munden më për shkak të skadimit të afatit zyrtar. Ndërkaq, me përfundimin e këtyre regjistrimeve, vendet e mbetura bosh do të bëhen publike më datë 5 tetor, duke patur mundësinë për t’u rishpërndarë sërish, duke u listuar në formularët A3 të kandidatëve. Me përfundimin e këtij procesi, të gjitha universitetet publike duhet të dorëzojnë pranë APRIAL-it listat e kandidatëve të regjistruar në datë 5 tetor 2009. Për regjistrimin përfundimtar, studenti fitues duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë një dosje individuale, me dëftesë pjekurie origjinale; listë notash me fotografi; dokument identifikimi; 2 fotografi dhe mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh.