Shqipëri – Situata në qarqe

Në këtë qark mbeten për tu numëruar 3 QV. Partia Demokratike kryeson në Dibër pas numërimit të 313 nga 314 qendra votimi, me 48,92%, ndaj 30,18% të PS-së. LSI ka marrë 5,27%, PLL 3,14%. Numërohen 349 QV nga 352 të tilla në qarkun e Durrësit. Deri tani kryeson PD me 45.7% të votave, e ndjekur nga PS me 37.12% të votave. LSI grumbullon 7.16% të mbështetjes dhe PR 2.09%. Në 548 qendra votimi të numëruara në Elbasan, 43.47% e votave shkojnë për socialistët, 37.26% të votave për demokratët, LSI 4.46%, PR 2.1%. Mbeten për tu numëruar 2 QV në këtë qark. Në 466 kuti të numëruara në Fier, 48.47% e votave shkojnë për socialistët, 31.39% të votave për demokratët, për LSI-në 5.85%, PDI 2.62%, ndërsa për PR-në shkojnë 2.16% të votave. Në 285 QV të numëruara në Gjirokastër, 45.98% e votave shkojnë për socialistët, për demokratët 35.69% të votave, PBDNJ 4.97%, LSI 1.96%. Në këtë qark do të numërohen 285 qendra votimi. Në qarkun e Korcës nga 416 QV të numëruara për PS kanë shkuar 43.7% të votave, për PD-në 42.02% të votave, LSI 3.39% dhe 1.73% për PR. Në Korcë duhet të numërohen gjithsej 421 qendra votimi. Kryeson bindshëm Partia Demokratike në numërimin e deritanishëm të 216 QV-ve në Kukës. 57.8% e votave për PD-në, 20.68% për PS-në, PSD 10.18% dhe 3.03% për republikanët. Numërohen deri tani 235 qendra votimi në Lezhë, ku do të dalin 7 deputetë fitues. Demokratët kanë marrë 44.19% të votave, socialistët 30.38%, LSI 3.42% dhe PSD 3.16%. Pas numërimit të 370 qendrave të votimit nga 413 gjithsej, në Shkodër kryeson PD me 48.54% të votave duke lënë pas PS me 29.34%, PDK 2.87% dhe LSI 2.64. Numërohen 821 QV nga 826 të tilla në qarkun e Tiranës. Partia Socialiste kryeson me 42,97% e ndjekur nga PD me 42,28%, LSI me 4,65%, PR 1,59%. Në qarkun e Tiranës dalin 32 deputetë nga të cilët deri tani PS ka fituar 15 dhe PD 15 mandate, 1 mandat PR dhe 1 mandat LSI. Numërohen 344 QV në Vlorë, prej nga ku do të dalin 12 deputetë fitues. Rezultatet e deritanishme tregojnë se socialistët kanë marrë 44.57% të votave, demokratët 28,12%, PBDNJ 5.52% dhe PDI 4.61% të votave.

Advertisement