Shqipëri | Shtyhet afati për plotësimin e formularit A2

universiteti-tiranes

Sipas ministrisë së Arsimit, aktualisht po mblidhen të dhënat, ndërkohë që specialistët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve thonë se këtë formular do ta plotësojnë ata që përmbushin disa kritere. “Ne do t’ua japim mundësi brenda kësaj jave për aplikim atyre që kanë arsye të forta shëndetësore, kanë qënë në udhëtim jashtë shtetit, apo kanë patur fatkeqësi në familje”, tha Arben Fagu, specialisti i AKP-së. Ai shtoi se presim sot të mbarojë procedura e informimit dhe pastaj, mbi bazën e numrit të maturantëve që do aplikojnë, do përcaktojmë nëse do i bëjnë në rrethin përkatës apo do të hapim username në një shkollë përkatëse ku të aplikojnë këta 20 apo 30 veta. Ndërkohë, specialistët janë në fazën e përgatitjes edhe të procedurave se si do aplikojnë të rinjtë. Pas përfundimit të këtij procesi pritet që të fillojë përllogaritja e pikëve, dhe më pas shpallja e kandidatëve fitues në universitete.  

Advertisement