Shqipëri – Shqyrtohet sot kërkesa për statusin e kandidatit në BE

Bëhet me dijeni se kjo kërkesë është futur me procedurë të përshpejtuar në axhenden e Komisionit Evropian, në një kohë kur diskutimi i saj ishte parashikuar që të kryhej në muajin nëntor. Por ka qenë insistimi i ministrit të Jashtëm Italian, Franko Fratini që i ka hapur rrugë diskutimit të kërkesës së Shqipërisë. Ndërsa vende si Gjermania dhe Holanda kanë paraqitur skepticizmin e tyre lidhur me këtë çështje, duke pohuar se është herët për të pretenduar zgjerimin e ri të Bashkimit Evropian.

Advertisement