Ka qenë një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit, e cila pohoi në lidhje me to, se qytetarët e Shqipërisë meritojnë të lavdërohen që dolën në votime në një numër të kondiderueshëm dhe për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë paqësore dhe me rregull. “Zhvillimi i zgjedhjeve, tha më tej zëdhënësja, përbën përparim real në krahasim me zgjedhjet e mëparshme”. Ajo merr në konsideratë ndërkaq, edhe vlerësimin paraprak të OSBE/ODIHR-it, i cili vë në dukje se zgjedhjet në vetvete demonstruan përmirësime, por gjithashtu vërehen se u konstatuan disa shkelje në procesin zgjedhor. “Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë së Shqipërisë, që t’i analizojë ato. SHBA-ja e ka të qartë, se qeveria e Shqipërisë është në përfundim të numërimit të votimve dhe përpilimit të listës së rezultateve dhe presin që ky proces të zhvillohet në të njëjtën mënyrë të rregullt”, tha zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit.