Shqipëri – Rrëzohet propozimi për përfshirjen e vendit në liberalizimin e vizave

Sunday, December 21, 2025

Eurodeputetët e Komisionit Evropian kanë kundërshtuar këtë propozim për shkak se kriteri më i dukshëm i plotësuar nga Shqipëria janë vetëm pasaportat biometrike, ndërkohë që lista e kushteve të paplotësuara është shumë e gjatë. “Nuk është vetëm fjala për pasaportat biometrike. Më lejoni t’ju tregoj se në të katër blloqet e udhërrëfyesit është një listë e tërë me kritere që mbeten për tu përmbushur. Pasaportat biometrike janë veç kriteri më i dukshëm”, tha Dafne Gogou, përfaqësuese e KE. Sipas saj, pritet që në mes të tetorit, Komisioni Evropian të verifikojë në terren raportin e bërë javën e kaluar nga Serbia dhe Mali i Zi për përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit. Në këtë kuadër një grup ekspertësh do të verifikojë dhe funksionimin e kufirit Serbi-Kosovë. Komisioni pret raportin e autoriteteve shqiptare në fillim të tetorit. Verifikimi i ekspertëve do të bëhet deri në fund të këtij viti, thotë Gogou dhe vitin e ardhshëm komisioni do të shprehet me një tjetër vlerësim për heqjen ose jo të vizave. “Nëse ne fusim këto dy vende me kushtin që të jenë në listën e Shengenit të bardhë, me këtë ne u përcjellim qeverive mesazhin se jemi gati ndaj përmbushni detyrimet tuaja në çdo sektor”, tha Tanja Pajon raportuese për liberalizimin e vizave. Në raportin e saj, eurodeputetja Pajon thotë se mungesa e lëvizjes së lirë të vendeve të rajonit, bën që BE që bën një sërë reformash të mbetet një opsion abstrakt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -