Rikthehet moti i keq me reshje shiu dhe debore ne veri dhe jug te vendit. Temperaturat jane ulur ndjeshem oret e fundit, ndersa sasia e debores ka sjelle probleme dhe veshtiresi ne qarkullimin e automjeteve ne disa akse rrugore. Trashesia e debores ne qytetin e Korces ka arritur ne 10 cm, ndersa fshatrat Dardhe, Liqenas dhe Vithkuq, jane izoluar. Sipas informacioneve, akset rrugore nacionale qe lidhin Korcen me pjesen tjeter te vendit jane te kalueshme, por vetem me zinxhire. Reshjet kane bllokuar edhe disa zona malore ne Elbasan. Ne Bulqize kalimi kryhet me veshtiresi. Edhe ne aksin Elbasan-Tirane qarkullimi i makinave eshte veshtiresuar. Ne Qafe Krrabe levizja e mjeteve kryhet vetem me zinxhire.