Gjashtë kuti të qendrave të votimit në rajonin e Lezhës, si dhe tre të tjera të qarkut Fier. Nga të dhënat për 4744 kutitë e numëruara nga 4753 në total, Partia Demokratike rezulton me 68 mandate dhe Partia Socialiste me 66. Kurse si koalicione, Aleanca për Ndryshim kontrollon 70 mandate dhe Bashkimi për Ndryshim 66 mandate. Si koalicion, Aleanca Socialiste për Integrim, ka marrë katër mandate deputetësh, në parlamentin me 140 deputetë. Sakaq, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë katër mandate. Me nga një mandat, gjenden Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia për Drejtësi dhe Integrim, si dhe Partia Republikane. Në përqindje, PS është në avantazh të lehtë me 40.85% kurse menjëherë pas saj, gjendet PD me 39.99%. LSI ka 4.82% dhe PR, 2.1%. Pas tyre vijnë PSD me 1.8%, PBDNJ me 1.18% dhe PDI me 0.95%. Kurse si koalicione, Aleanca për Ndryshim kryeson me 46.83%. Pas saj renditet Bashkimi për Ndryshim me 45.39%. Aleanca Socialiste për Integrim ka 5.56% dhe Poli i lirisë, 1.82%.