Shqipëri | Rezultatet e testit të letërsisë për maturën shtetërore shpallen këtë javë

alt

Ministria e Arsimit konfirmon se maturantët do të njihen me rezultatet e provimit të parë të Maturës Shtetërore brenda kësaj jave. Provimi i radhës për maturantët është ai i matematikës më 16 qershor. Materialet për këtë testim do të shpërndahen në rrethe të premten pasdite. Ky testim KA 25 pyetje, një pjesë e tyre me zhvillim dhe pjesa tjetër me alternative. Vlerësimi për këtë provim është 50 pikë. Me mbylljen e provimeve të detyrueshme, për maturantët do të zhvillohen më 30 qershor testimet për lëndët me zgjedhje.