Shqipëri | Rezultate paraprake të Zgjedhjeve Vendore

alt

Kështu sipas KQZ-së në Bashkinë e Beratit kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Nasufi kryeson kundrejt rivalit të tij të djathtë. Ndërkohë në Bashkinë e Fierit kandidati “Aleanca për të Ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 5043 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 3505 vota. Edhe në Bashkinë e Lushnjes kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 1849 vota kundrejt kandidatit “Aleanca për Qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 1344 vota. Në Bashkinë e Pogradecit deri më tani kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Artan Shkëmbi i cili ka marrë 2075 kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Luan Topçiu. Ndërsa në Bashkinë e Kukësit kryeson kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Hasan Halilaj me 3299 vota kundrejt kandidatit të majtë Alfred Cengu i cili ka marrë 1949 vota. Një surprizë është Kruma ku kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” kryeson me 1619 vota kundrejt rivalit të tij Bardhyl Peka i cili ka marrë 1239 vota. Ndërkohë në Bashkinë e 6 më të madhe në vend atë të Kamzës deri më tani kryeson kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Xhelal Mziu me 3228 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 3076 vota. Ndërsa në Bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Flamur Bime me 3137 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Genci Sinoymeri i cili ka marrë 2528 vota. Kandidati i Partisë Socialiste në Himarë, Jorgo Goro ka arritur të fitoj mandatin për kryetar bashkie përballë kandidatit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vasil Bollano. Diferenca mes dy kandidatëve është rreth 30 vota. Në Delvinë është shpallur fitues kandidati i PD-së. Kandidati i Partisë Socialiste në Tepelenë ka fituar përballë kandidatëve të PS dhe të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Kandidati i PS-së, Tërmet Peçi ka fituar me 1741 vota. Ndërkohë Reshat Zike i LZHK-së ka marrë 1188 dhe ai i PD ka marrë 750 vota. Ndërkohë që në numërimi përfundoi në komunën Otllak. Fitues me 12 vota është kandidati i Partisë Socialiste. Po ashtu edhe në Urën Vajgurore ka fituar me 12 vota më shumë kandidati i PS-së, Syrja Ormenaj. Në Bashkinë e Peqinit, kandidati i “Aleancës për qytetarin” Ilir Rrushi u shpall fitues i bashkisë, me 2760 vota, ndaj Naim Teqjes së PS-së që mori 908. Në Ersekë fitoi kandidati i PS-së Ali Llaku me 1546 vota, ndaj 1332 votave të kandidatit të PD-së. Po ashtu PD ka fituar dhe në Pukë.

Advertisement