Në qarkun e Tiranës deri në mesditën e sotme janë numëruar 649 QV nga 826 të tilla. PS vazhdon të jetë në një avantazh të lehtë me 43,03% të votave kundrejt PD e cila ka marrë 42,26% të votave. LSI është në vend të tretë me 4,58% të votave, Republikanët me 1,54% LZHK me 1,24% ndërsa partitë e tjera kanë marrë nën 1% të votave për këtë qark. Në Tiranë PS sipas rezultateve më të fundit ka fituar 15 mandate po ashtu edhe PD 15 mandate ndërsa PR ka fituar 1 mandat dhe po ashtu edhe LSI 1 mandat.