Shqipëri – Reshjet shkaktojnë përmbytje në të gjithë vendin

Qindra banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve. Banorët kërkojnë menjëherë ndërhyrjen e pushtetit lokal për të vënë nën kontroll situatën. Ndërkaq për shkak të reshjeve përmbytje ka edhe në Lezhë ku i bllokuar është i gjithë aksi i vjetër rrugor Milot-Lezhë. Nga shirat edhe në Shkodër ka pasur përmbytje, ku lagjet Bërdicë e Bahçallëk janë nën ujë.

Advertisement