Shqipëri – Reshjet pezullojnë punën në porte

Puna në portin e Vlorës është pezulluar për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe erës së fortë. Por shirat kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin bregdetar ku rrugët kryesore janë përmbytur, çka krijon një situatë aspak të këndshme për turistët që kanë mbërritur në këtë vend për të kaluar pushimet e tyre. Ndërkaq, raportohet se në periferi të Vlorës janë shënuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike. E njëjta situatë e rënduar paraqitet edhe në portin e Durrësit, ku për shkak të motit të keq puna është pezulluar edhe në portin e këtij qyteti bregdetar, ndërsa anijet qëndrojnë në radhë. Sikundër, edhe në Durrës shfaqet problemi i shkaktimit të përmbytjeve në periferi te qytetit.