Shqipëri – Reshjet e dëborës bllokojnë veriun

Saturday, December 27, 2025

Të dhënat paraprake tregojnë sesi në Peshkopi janë bllokuar Lura dhe Kalaja e Dodës. Ndërkohë që në Bulqizë janë bllokuar Ostreni, Trebishti, Zerqani dhe Selishta. Por probleme hasen edhe në Qafën e Malit në Pukë, pa harruar edhe zonën lindore të vendit, ku ajo e Korçës është më e kërcënuara nga dëbora gjatë kësaj jave. Bëhet me dijeni se zyrat rajonale të emergjiencës në një situatë të tillë janë duke marrë të gjitha masat për të parandaluar të gjitha dëmtimet e mundshme dhe aksidentet rrugore. Ato po hedhin kripë nëpër akset rrugore si edhe kanë rekomanduar ecjen me zinxhir ndaj të gjitha automjeteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -