Aktiviteti ndërkombëtar zhvillohet në datat 26-28 Maj. Kreu i shtetit, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe delegacionin që e shoqëron atë janë ftuar në këtë takim nga Presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski Presidenti Topi. Në takimin e Polonisë do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, si dhe Presidentja e Kosovës, Atife Jahjaga. Në qendër të diskutimeve të dy sesioneve plenare do të jenë çështje të ruajtjes së stabilitetit e prosperitetit në Evropën Qendrore e më gjerë.


