Nga ana tjetër, shifra për Beratin, Skraparin dhe Urën Vajgurore deri rreth orës 11:00 është 25 %. Pjesëmarrja e vogël në votime mund t’i atribuohet dhe faktit se Qarku i Beratit është përfshirë nga një shi i dendur. Përsa i përket problemeve me bojën e sigurisë, bllokim të përkohshëm ka pasur vetëm në një qendër votimi në Berat, ndërsa në 6 qendra votimi në fshatrat e Skraparit, procesi i votimit ka filluar me 2 orë e gjysmë vonesë për mungesë të bojës.