Shqipëri – Përmbytje nga reshjet

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet meteorologjike për rrethe të ndryshme, ku konfirmohet se uji ka prekur katet e para të banesave dhe ka përnbytur zona të tëra fushore. Kjo situatë alarmante paraqitet në zonën e ish-Kënetës në Durrës apo edhe në rrethinat e Fushë-Krujës ku hektarë të tërë janë prekur nga përmbytjet e shiut. Ndërkaq, autoritetet bëjnë me dijeni se janë duke marrë masat paraprake që përmbytjet të mos shkaktojnë dëme. Nga ana tjetër, gjendja duket e rënduar edhe në zonat detare, ku tragetet mësohet se po njohin vështirësi për lundrimin e tyre në det. Ndërsa në zonën e Durrësit raportohet se është bllokuar sektori i peshkimit.