Sipas rregullores, komisionerët e qendrave të votimit do të marrin dokumentat e identifikimit të personave që ndodhen në radhë për t’i lejuar atyre votimin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka parë të arsyeshme të shtyjë kohën e votimit. Procesi i numërimit nuk pritet të nisë para orës 23:00, ndërsa afati për mbylljen e tij është të hënën në orën 17:00.