Ky është vendimi më i fundit i marrë nga Këshilli Kombëtar i Punës, që u mblodh sot në Tiranë. Kreu i këtij këshilli, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, duke bërë të ditur nivelin e rritjes së pagës minimale, nga 200 mijë lekë që është aktualisht, në 210 mijë lekë në muajin korrik, theksoi se “vendi ynë ka pagën minimale më të ulët, krahasuar me vendet e rajonit, prandaj duhen bërë ndërhyrje të herëpashershme në këtë drejtim për ta balancuar këtë pagë me vendet e rajonit”. Kol Nikolla, Kreu i Konfederatës së minatorëve në fjalën e tij, theksoi se duhet bërë një saktësim. “Nuk kemi rritje të pagës minimale, por thjesht indeksim”, nënvizoi Nikolla. Ndërsa, Gëzim Kalaja e ka vlerësuar pozitive këtë rritje të bërë në kohë krize, që sipas tij “është në përputhje me marrëveshjen mes Këshillit të Ministrave, punëdhënësve e punëmarrësve”.