Vlerësimi është bërë gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare që u mbajt në Athinë, ku dhe u vlerësua puna e vëzhguesve të zgjedhjeve në Shqipëri. “Konkluzioni ynë është se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme dhe në rrugën e drejtë të një demokracie të plotë” deklaron Volfgang Grossruck, Zv/President i Asamblesë OSBE, ndërsa Riccardo Migliori, Anëtar i Asamblesë tha “ Zgjedhet në Shqipëri sipas OSBE-së ishin më të mirat nga pikëpamja organizative që janë zhvilluar. Do të thoja një hap domethënës nga pikëpamja politike pasi kredibiliteti i Shqipërisë u rrit, cka është shumë e rëndësishme vecanërisht në këtë moment të integrimit të Shqipërisë në Europë.” Grossruck i kujtoi opozitës se është demokraci dhe pranimi i rezultateve të zgjedhjeve. “Është për të ardhur keq që opozita nuk po merr pjesë në parlament. Pjesë e pjekurisë demokratike është të pranosh dhe rezultatin e zgjedhjeve. Shpresoj që Partia e Opozitës të marrë pjesë sa më shpejt në Kuvend, kjo ështëe e vetmja rrugëdalje për të zhvilluar demokracinë.” “Shpresoj që drejtuesit e opozitës shqiptare të verifikojnë rezultatet e vëzhgimit tonë, të KE, dhe PE, pasi sipas mendimit tonë zgjedhjet në Shqipëri të ishin të lira dhe të drejta. Shpresoj që më në fund gjithcka të hyjë sërish në dialektikën demokratike pasi është e drejtë e detyrueshme për opozitën të përfaqësojë popullin që e ka votuar” shtoi anëtari i kësaj asambleje Riccardo Migliori. Anëtarët e Asamblesë Parlametare të OSBE-së kanë vlerësuar bashkëpunimin PD- LSI si tregues të shëndetshëm për demokracinë në Shqipëri. Në fund anëtarët e kryesisë së kësaj asambleje rekomanduan përmirësime në proceset e ardhshme zgjedhore.