Shqipëri – OKB, vendi ynë tranzit për drogën

Në raportin prej 314 faqesh, në lidhje me Shqipërinë thuhet se vendi yne vazhdon të jetë tranzit për drogën që vjen nga Amerika Latine me destinacion vendet europiane. Raporti nënvizon se Shqipëria është furnizuese me drogë e Italisë. ”Shqipëria përdoret si vend tranzit për transportimin e drogës, nëpërmjet anijeve në Itali. Në Itali, 45% e heroinës së ardhur nga Shqipëria dhe Turqia përdoret për përdorim të brendshëm, dhe për eksport, kryesisht në Gjermani rreth 35%.” Raporti thotë se në 2008 është perceptuar një rritje të përdorimit të lëndëve narkotike me përmbajtje opiumi në Shqipëri, Bjellorusi, Kroaci dhe në Republikën e Moldavisë. Studimet e specializuara kanë vlerësuar se përdorimi i drogës me injeksion është përhapur më shumë në vendet e Europës Lindore dhe infektimi me virusin HIV është i zakonshën në mesin e njerëzve që injektojnë drogë. Por raporti nënvizon se “Kjo dukuri është veçanërisht e dukshme në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi dhe, nuk ka arsye për të qenë i shqetësuar në lidhje me rritjen e këtyre problemeve në shumë vende të tjera të rajonit ku përdoret injeksioni”. Në raport thuhet se vetëm pak vende tregojnë shtrirjen e prodhimit të kanabistit dhe në ktë rast është e vështirë të analizohet si femonen dhe trendin e tij. Megjithatë thuhet në raport ekzistojnë më shumë raporte mbi origjinën e kanabisit në tregun e secilit vend. Raporti vëren se Shqipëria, Afrika e Jugut, Xhamajka dhe Paraguaji janë parë si prodhueset kryesore të kanabist duke prodhuar 25% të kanabisit në treg, për shkak të sasisë së kanabisit të sekuestruar origjina e të cilit janë këto vende. Në 2005-2007 Kolumbia dhe Nigeria iu shtuan kësaj liste. Por, raporti vëren se, vitet e fundit rëndësia e Shqipërisë, si një eksportues i kanabisit në përgjithësi është zvogëluar. Në periudhën 2005-2007 Shqipëria është përmendur nga 14 shtete si vendburim i kanabistit, në krahasim me 2002-2004 kur Shqipëria është përmendur nga 20 shtete. Më saktë rreth 3% e vendeve e përmendin Shqipërinë si eksportues të kanabisit, e cila sipas raportit përdoret më shumë për përdorim lokal. “Rëndësia e Shqipërisë, si një eksportues i kanabisit në përgjithësi është zvogëluar. Vetëm 3% e vendeve përmend Shqipërinë si një eksportues dhe kjo duket të jetë më së shumti për kultivimin lokale/rajonale. Konfiskimet e kanabisit bimor nga Shqipëria janë bërë shumë më të ralla në pesë vitet e fundit”, vëren raporti. Raporti është hartuar nga UNODC (Zyra e OKB-së për drogën dhe krimet). Në raport thuhet se kampion për prodhim drogës është Kolumbia për kokainën dhe Afganistani për opiumin. Raporti vëren një tendencë të rënies së prodhimit të lëndës narkotike, ndërsa një rritje të prodhimit të drogave sintetike si ekstazia dhe amfetaminat, veçanërisht në laboratorë të Azisë juglindore. Ajo që nuk ka ndryshuar sipas raportit janë rrugët e trafikut të drogave, ku vendet tranzit janë të njëjta. Disa pjesë të Evropës Lindore dhe qëndrore janë rrugë kryesorë të trafikut të drogës.

Advertisement