Shqipëri – Nuk merret statusi i vendit kandidat në BE

Në një konferencë për media, komisioneri Fyle deklaroi se për Shqipërinë është arritur në përfundimin që negociatat do të hapen sapo vendi të përmbushë kriteret e anëtarësimit dhe në mënyrë të vecantë të Kopenhagenin, që kërkojnë stabilitet në institucione, garantimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. “I bëjmë thirrje Shqipërisë që të vazhdojë me reformat e mëtejshme”, tha Fyle. Komisionieri deklaroi se kësaj herë opinioni ishte më specifik dhe kërkoi që politikanët shqiptarë, të të gjithë kaheve, të tregojnë përgjegjësi të njëjtë. “Politikanët shqiptarë duhet të zgjidhin krizën, nëse arrijnë të dalin nga kriza dhe të përmbushin kriteret, mund të presin një rekomandim pozitiv nga komisioni”, tha Fyle. Komisioneri foli edhe për Kosovën, duke vlerësuar procesin e decentralizimit atje, bashkëpunimin e EULEX, ndërsa theksoi se sfida të mëdha politike mbeten për t’u kaluar prej autoriteteve.