Janë mëse 120 mijë studentë të cilët do të ulen sot në auditorëve në mbarë Shqipërinë, prej të cilëve 30000 janë studentë të rinj. Ndërkohë studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë kanë vendosur ta presin këtë ditë me protesta. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka përshëndetur të gjithë studentët që vijojnë sot studimet e larta. Ai ka thënë se ndryshe nga mandati i parë i kësaj qevërie ku ka qënë si objekt liberalizimi i universiteteve këtë mandat synimi kryesor është cilësia e tyre.