Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilave nesër do të hapen dyert e të gjitha shkollave dhe auditorëve universitare për të nisur procesin normal mësimor. Ndërkaq, në qytetin e Shkodrës konviktet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe të shkollave të mesme teknike do të vihen në dispozicion të banorëve të evakuuar nga përmbytjet e ditëve të fundit.