Shqipëri – Nesër nis muaji i ramazanit

Muaji i Ramazanit mbetet për këtë komunitet të madh fetar të botës, një simbol i devotshëmrisë ndaj Perëndisë dhe gjatë 30 ditëve, besimtarët përveç agjërimit shtojnë edhe vizitat miqësore, bisedat fetare dhe bëhen me të bashkuar mes tyre. Ky muaj i begatë për besimtarët myslimanë finalizohet në fund edhe me festën më të madhe për ta, Kurban Bajramin. Nga ana e tij, kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar, Selim Muça, ka uruar nisjen e këtij muaji të mbarë për besimtarët e kësaj feje në vendin tonë.