Shqipëri – Nesër liberalizimi i vizave

Deklarata është bërë nga eurodeputetja Tanja Fajon, e cila ndjek çështjet e Shengenit në Ballkan. Sipas saj procesi për të dyja vendet është përmbyllur dhe tashmë shtetasit e të dyja vendeve mund të lëvizin lirshëm në hapësirën Shengen. Ajo tha se do të marrë pjesë në një ceremoni në Sarajevë dhe do të udhëtojë më pas në Parlamentin Evropian të BE-së në Strasburg të Francës së bashku me një grup të qytetarëve boshnjakë, që do të kenë privilegjin të udhëtojnë pa viza. Muajin e kaluar ministrat e brendshëm të BE-së ranë dakort që të heqin vizat për këto dy shtete, por data e saktë nuk ishte e qartë.

Advertisement