Shkak është bërë lodhja e komisionerëve të cilët kanë kërkuar disa orë pushim. Prej më shumë se 1 orë procesi i numërimit të votave në qytetin e Fierit është ndërprerë. Shkak për bllokimin e procesit në KZAZ 18 është bërë prania e vëzhguevsve të huaj në qendrat e numërimit të votave. Të pranishëm për shkak të këtij procesi kanë qenë edhe kandidatja për deputete e PD-së, Mesila Dode dhe ai i PS-së, Albert Çaçi. Ndërkohë që pas publikimit të rezultateve të para të numërimit të votave, është shënuar tension në degën e PD-së, ndërsa në degën e PS-së situata paraqitet më e qetë.