Në një deklaratë për shtyp MPPT-ja ka paraqitur edhe situatën e rrugëve në vend pas përmbytjeve të ditëve të fundit. 1.Segmenti tek Harku u Bërdicës është i kalueshëm. 2. Hyrja për në Shkodër, për mjetet e vogla dhe të mesme bëhet nga një rrugë sipër kalasë, është vendosur sinjalistika përkatëse që tregon këtë rrugë. 3. Shkodër deri tek kthesa e Tamarës i kalueshëm. 4. Kthesa e Tamarës – Dogana Hani i Hotit i bllokuar 5. Rruga për Shirokë është e bllokuar. 6. Aksi Shëngjin -Kunë 1.2 km i bllokuar. 7. Aksi Milot- Rubik i kalueshëm. 8. Aksi rrugor Qafë Mali – Fierzë i kalueshëm. 9. Ura e Fierzës e kalueshme. 10. Aksi Bajram Curri – Fierzë me një kalim. 11. Segmenti ura e Bujanit – Fierzë e kalueshme. 12. Segmenti Bujan -Sopot e kalueshme. 13. Aksi Kukës – Krumë i kalueshëm. 14. Aksi Kukës – Shishtavec i kalueshëm. 15. Akset e në drejtim të Burrelit. 16. Nga nyja asfaltit në Ulëz rruga është e kalueshme. 17. Nga Ulza deri tek ura Skurajt në vende të ndryshme me nje kalim. 18. Ura Çerenecit me një kalim. 19. Aksi rrugor Lushnje -Fier është bërë i kalueshme për mjetet e larta, trafiku për mjetet e vogla nga aksi i vjetër . 20. Të gjitha akset e rajonit Korçë të kalueshme për trafikun. 21. Të gjitha akset e rajonit Gjirokastër të kalueshme për trafikun. Ndërkohë MPPT-ja thekson se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Rrugëve dhe me firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e tyre vazhdon të jetë në terren për të bërë të kalueshme të gjitha akset.