Shqipëri – Moti sot, 9 Mars 2010

Përjashtim bën Juglindja e vendit ku do të ketë reshje të dobëta shiu e dëbore. Në orët e mesditës pritet të kemi shkëputje me kthjellime në të gjithë vendin. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulta dhe bregdetare ndërsa zonat malore do të mbeten me vranësira të dendura. Mbrëmja dhe nata sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin dhe per pasojë do të kemi reshje të dobëta shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtim Juglindor. Në mesnatë pritet forcim i saj deri në 60 km/h, duke shkatuar problem në trafikun detar pasi dallgëzimi në det do të arrijë 5 ballë. Për shkak të qarkullimit Verior të masave ajrore pjesa më e madhe e kontinentit Europian është përfshirë nga temperatura të ulta. Ndërsa Europa Jugperëndimore Rajonet e Mesdheut përfshire Italinë do të kenë reshje shiu e dëbore të shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu dhe Verilindja e kontinentit do të mbetet me reshje shiu e dëbore. Ndërsa një pjesë e Europës Perëndimore si dhe Europa Qëndrore do të karakterizohen nga mot i kthjellët por temperatura të ulta.

Advertisement