Por duke iu afruar mesditës do të ketë kalime vranësirash mbi territor, më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Pjesa e dytë e ditës do të largojë gradualisht vranësirat nga territori duke bërë që kthjellimet të rikthehen fillimisht në bregdet dhe zonat e ulëta e më pas në të gjithë vendin. Moti i kthjellët do të dominojë në të gjithë territorin në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat e mëngjesit por më e ndjeshme kjo rritje do të jetë në vlerat e mesditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 25 km/h nga drejtim Lindor – Juglindor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë i ulët.

Advertisement