Shqipëri – Moti sot, 8 Dhjetor 2009

Pasditja do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin shqiptar, më të dendura në zonat malore të vendit dhe në mbrëmje i gjithë territori do të përfshihet nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Në majat e maleve në lartësinë mbi 1300 metra do të ketë reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h dhe drejtim Jugperëndimor kjo do të bëjë që deti të ketë dallgëzim të ulët. Kontinenti Europian do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Përjashtim bëjnë Mesdheu Qendror dhe ishujt Britanikë ku do të përfshihen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu vranësira dhe shira do të ketë Europa Veriore dhe një pjesë e Qendrës së kontinenti por në sasi më të pakta.

Advertisement