Shqipëri – Moti sot, 7 Maj 2010

Saturday, December 13, 2025

Deri në mesditë vranësirat dhe shirat lokale do të jenë prezente në Veri dhe një pjesë të Qendrës ndërsa Jugu do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë kushtet atmosferike duke larguar shirat nga territori dhe alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë pjesën më të madhe të vendit. Në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta do të mbetemi gjatë natës dhe deri në mëngjes. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat e në mengjesit por edhe mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave në territor. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 26 km/h nga drejtim Perëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë i ulët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -