Shqipëri – Moti sot, 7 Dhjetor 2009

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore do të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në mbrëmje dhe gjatë natës pritet shtimi i vranësirave ku i gjithë territori do te mbulohet nga vranësirat. Temperaturat e ajrit kanë qëndruar konstante në vlerat e mëngjesit por edhe mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim kryesisht Perëndimor kjo do të bëjë që deti të mbetet me dallgëzim të ulët. Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Përjashtim bëjnë Europa Veriperëndimore si edhe një pjesë e Europës Qendrore të cilat do të dominohen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu vranësira dhe shira të dobët do të ketë dhe një pjesë e Lindjes së kontinentit.

Advertisement