Shqipëri – Moti sot, 6 Shkurt 2010

Shirat sakaq pritet të jenë të konsiderueshëm në të gjithë vendin por në zonat malore përgjatë kufirit Lindor do të ketë dhe reshje dëbore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe reshje në territor por shira më të dobët do të ketë në Qendër. Në mbrëmje dhe gjatë natës pritet që vranësirat dhe reshjet në sasi të konsiderueshme përsëri të përfshijnë gjithë vendin duke vijuar deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit në mëngjes do të rriten 4 gradë por mesdita do të sjellë rënie të lehte të temperaturave në vend. Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det, në orët e para të ditës së nesërme, duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtim kryesisht Jugor, dhe më pas do të vijojë mesatare, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 5 ballë. Kushtet e motit të paqëndrueshëm do të përfshijnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Më të rrezikuar nga reshjet e shiut dhe të dëborës do të jenë rajonet e Mesdheut si dhe Jugperëndimi i kontinentit. Po ashtu Europa Qendrore dhe Juglindore do të përfshihet nesër nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme.

Advertisement