Shqipëri – Moti sot, 6 Prill 2010

Mesdita do te ketë shkëputje me kthjellime kryesisht, ne bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore do te mbeten me vranësira dhe shira lokale. Pjesa e dytë e ditës do te sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë territorin shqiptar duke bërë që kthjellimet të rikthehen sërish në vend. Nën ndikimin e Motit të kthjellët do të jemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes por mesdita do të sjellë rënie në Qendër dhe Jug ndërsa rritje në veri të vendit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtim Perëndimor – Veriperëndimore kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 3 ballë.

Advertisement