Shqipëri – Moti sot, 6 Nëntor 2009

Në këto kushte të vranësirave dhe shirave do të mbetemi dhe në mesdite ku pritet që në Juglindje të vendit të jenë me intensitet më të ulët. Pjesa e dytë e ditës do të fuqizojë vranësirat dhe shirat në të gjithë zonën bregdetare duke i shoqëruar me shkarkesa rrufesh ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me vranësira dhe shira të dobët. Në mbrëmje dhe gjatë natës, pjesa më e madhe e territorit do të mbetet me vranësira dhe shira. Temperaturat e ajrit do të sjellin 3 – 4 gradë rritje në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje me 3 gradë në Qendër të vendit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 60 km/h dhe drejtim Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det, dallgëzim deri 6 ballë. Europa Veriperëndimore dhe gadishulli i Ballkanit do të përfshihen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Problematike nga temperaturat e ulta dhe ngricat do të mbetet gadishulli Skandinav. Ndërsa ishujt Britanikë do të dominohen nga vranësira dhe shira të shoqëruar me shkarkesa rrufesh. Pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare.