Shqipëri – Moti sot, 5 Prill 2010

Deri në mesdite pritet grumbullim i vranësirave dhe për pasoje shira te dobët do te mbulojnë te gjithë vendin. Pjesa e dytë e ditës do te shtoje shirat ne territor por shirat ne sasi me te konsiderueshme do te kete ne zonat malore. Reshjet e shiut ne zonat malore do te shoqërohen here pas here dhe me shkarkesa rrufesh. Ne kushtet e vranësirave dhe shirave te dobët do te mbetemi edhe gjate natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat e mëngjesit me 1 – 2 gradë në territor ndërsa mesdita do te sjelle rënie të ndjeshme të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e forte në det duke arritur shpejtësi 40 km/h nga drejtim Jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi ne det do të jetë 3 ballë. Pjesa me e madhe e kontinentit do te karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësira kalimtare por Rajonet e Mesdheut Qendror dhe zona e Alpeve do te mbeten me shira dhe stuhi te forta ere. Po ashtu Europa Juglindore dhe Lindja e kontinentit do te përfshihen nga shira te konsiderueshëm te shoqëruar here pas here dhe me shkarkesa rrufesh.

Advertisement