Shirat intensive do të kenë një shpërndarje jo uniforme të tyre ku pjesën e parë të ditës do jenë të konsiderueshëm në jug dhe qendër, ndërsa më pas pritet një zhvendosje e tyre drejt Veriut. Në orët e mbrëmjes do të ketë reshje të pakta dëbore në zonat malore në lartësine mbi 1300 metra. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë rënie me 1-2 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 38km/h nga drejtim kryesisht Perëndimor, ndërsa dallgëzimi në det do të mbetet 3 ballë. Pjesa më e madhe e kontinetit europian do të karakterizohet nga kushtet e motit të paqëndrueshëm ditën e nesërme. Pritet qe reshje të dendura dëbore të ketë në Europën Juglindore dhe si pasojë do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave sidomos në Ballkan. Po ashtu, gadishulli i Skandinavisë si dhe vendet balltike do të përfshihen nga reshje shiu e dëbore dhe stuhi të forta ere.