Shqipëri – Moti sot, 31 Tetor 2009

Pjesa e dytë e ditës do të largojë vranësirat e lehta nga zonat malore duke bërë që i gjithë territori shqiptar të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të ulen me 2-3 gradë si në orët e mëngjesit ashtu edhe gjatë mesditës në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe fortë në det me shpejtësi maksimale deri 50 km/h nga drejtimi Lindor dhe për pasojë deti do të mbetet me dallgëzim 4 ballë. Në pjesën më të madhe të kontinenti Europian, do të dominojë Moti i kthjellët me vranësira kalimtare. Përjashtim bën Verilindja-Lindja e kontinentit, ku do të vijojnë vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu, një pjesë e Ballkanit dhe ishujt Britanikë do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët.

Advertisement